Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

‘Sorrat krakëllijnë kundër mjekëve në Itali’, shpërthen Ngjela: Bjerini këmbës zotërinj, nuk duroni intelektin e lartë…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

29e56bfd393e384008a712d7466befb5

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë, që ndodhen në Itali për të luftuar Covid-19.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Ngjela shprehet se ata janë krenaria e të gjithë shqiptarëve dhe në daljet e tyre televizive kanë treguar vlerat e vërteta.

Ai i revoltuar ka shpërthyer ndaj atyre, që kanë kundërshtuar praninë e mjekëve në Itali.

Ngjela i cilëson sorra, që nuk e durojnë dot intelektin e lartë, dhe po kërkojnë shkatërrimin.

Statusi i plotë:

Dëgjova mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në spitalet italiane, në ndihmë kundër koronavirusit.

Janë angazhuar të gjithë në spitalin e Breshias, i cili është më i prekuri spital nga sëmundja epidemike. Bravo!

Ishin mjekë të rinj, dinjitozë dhe me një theks human në ato që thoshin nëpër intervistat që iu jepnin televizionëve italianë. Të gjithë të qeshur dhe optimistë… që flisnin një italishte të nivelit të lartë. Më bënë edhe mua optimist dhe krenar për ta.

Kurse sorrat këtu krakëllijnë kundër tyre… Është për turpin e sorrave, se nuk e durojnë dot intelektin e lartë, dhe po kërkojnë shkatërrimin. Nuk ka shkatërrim, zotërinj, bjerini këmbës! Neve shqiptarëve na kanë mbrojtur e do të na mbrojnë malet më magjikë të botës, dhe deti Adriatik, të cilët nuk i njohin sorrat dhe janë tallur më to.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img