Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Soreca takon ministren e Financave: Luftoni pastrimin e parave, nëse doni të futeni në Bashkimin Europian!

Shkruar nga Newsbomb
Soreca takon ministren e Financave: Luftoni pastrimin e parave, nëse doni

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, është takuar këtë të hënë me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Soreca shkruan se, është thelbësore të dyfishohen përpjekjet për të çuar përpara agjendën e reformave dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri.

Më tej, ambasadori thotë se ka kërkuar nga ministrja Ibrahimaj që të ketë foksu të lartë luftën kundër pastrimit të parave, pasi ky është prioritet vendimtar i Shqipërisë në procesin e pranimit në Bashkimin Europian.

"Takimi i parë zyrtar sot me ministren e sapoemëruar të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Ndërsa Shqipëria po tregon shenjat e para të rimëkëmbjes, është thelbësore të dyfishohen përpjekjet për të çuar përpara agjendën e reformave dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri.

Inkurajova ministren të ketë fokus të lartë në veprimet kundër pastrimit të parave, prioritet vendimtar në procesin e pranimit në BE. Thelbësore të përmbushen angazhimet për ndihmën makro-financiare prej 180 milion eurosh të BE, dhe për të luajtur plotësisht rolin kryesor të Ministrisë në mbështetjen buxhetore dhe koordinimin e donatorëve," Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll