Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Soreca shpresëplotë për integrimin në BE: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, por bëni “disa detyra” sepse jeni shumë pranë negociatave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i BE-së në vendin tone, Luigi Soreca, ka folur për çështjen e integrimit të Shqipërisë dhe  nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Zyrtari i lartë i BE tha në “Ora News” se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për nisjen e bisedimeve dhe se shpreson që së shpejti do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

Ai u shpreh se qeveritë lokale dhe zyrtarët shqiptarë do të përkushtohen, duke mbuluar 70% të punës, lidhur me procesin e integrimit dhe hapjen e negociatave.

Pyetje: Cili është roli i pushtetit lokal në procesin e integrimit?

Soreca: Qeveritë lokale do të kenë përgjegjësinë që të bëjnë 70% të punës lidhur me procesin e integrimit kur të fillojnë negociata. Kjo do të thotë se duhet përgatitje në avancë. BE po i ndihmon të gjitha bashkitë në vend.

Pyetje: Ka një lloj skepticizmi për integrimin në rajon, sepse kushtet po shtohen dhe procesi po zvarritet.

Soreca: Ne flasim me shqiptarët që t’u shpjegojmë se çfarë do të thotë integrimi për ata dhe për të gjithë rajon. Ajo që po bën Evropa për shqiptarët është që të kuptojnë vlerën e shtuar e integrimin në BE.

Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe shtetet anëtare do të takohen dhe shpresojmë që do të mbahet shpejt konferenca e parë ndërqeveritare. Pasi të fillojë ky proces, do të kemi një për shpejtim të integrimit më pas.

Pyetje: A mund të nënkuptojmë se do të kemi një datë të afërt për konferencën e parë ndërqeveritare?

Soreca: Mund të them se Shqipëri nuk ka qenë më afër se sa tani për hapjen e negociata. Duhet të bëhen disa detyra shtëpia dhe ne besojmë se vendi juaj është drejt hapjes së negociatave. Kjo është shpresa e gjithë shqiptarëve që besojnë këtë proces. Prandaj besoj se do të ketë një përkushtim të madh të zyrtarëve shqiptarë në këtë proces.

Më shumë

spot_img
spot_img