Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Soreca për ngritjen e Gjykatës Kushtetuse: Arritje e konsiderueshme, punë të mbarë anëtarëve

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka reaguar pasi sot është ngritur zyrtarisht Gjykata Kyshtetuse pas betimit të Përparim Kalo te presidenti Ilir Meta si anëtar 6-të i Gjykatës Kushtetuese.

Me anë të një postimi në rrjetet socile Soreca i ka uruar punë të mbarë të gjithë anëtarëve të Gjykatës.

Ai shton se kjo është një arritje e konsiderueshme për qytetarët dhe reformën në drejtësi në Shqipëri.

“Sot z.Përparim Kalo është betuar tek Presidenti Ilir Meta anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë atë dhe i urojmë punë të mbarë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi Gjykata tani është funksionale, një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe Reformën në Drejtësi,” shkruan Soreca.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll