Hapësire reklamuese

Aktualitet

Soreca për Konferencën Ndërqeveritare: Do monitorojmë zgjedhjet më pas…(Përsërit thirrjen për kandidat të pastër në zgjedhje)

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadori Luigi Soreca në një intervistë ka bërë edhe një herë thirrje se kandidatët për deputet duhet të jenë emra të pastër dhe pa të kaluar të dyshimtë.

Ai është shprehur se ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht.

“Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht, Pse? Sepse jemi në pikën e nisjes së negociatave dhe parlamenti i ri duhet t’u nënshtrohet reformave në fusha të tilla si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni, dhe për ta bërë këtë duhet të keni standarde të larta integriteti të anëtarëve të parlamentit. E hëna është afati për prezantimin e kandidaturave. Presim me padurim të shohim listën dhe ne sigurisht do të bëjmë vlerësimin tone,” tha Soreca

Soreca ka folur edhe në lidhje me mbajtjen e Konerencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Ai u shpreh se ky është një objektiv për muajin qershor, pasi vendet anëtare të BE-së do monitorojnë edhe zgjedhjet që doptë mbahen më 25 prill.

“Ky është objektivi ynë, qershori është periudha për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Eshtë e rëndësishme tani që ndërsa Shqipëria vazhdon të bëjë punën që është e nevojshme, edhe gjatë fushatës elektorale, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, vazhdimit të ndërtimit të gjyqësorit, Shtetet Anëtare e shohin këtë angazhim të vazhdueshëm dhe prandaj do të duhet të vendosin dhe shpresojmë që vendimi për qershorin të jetë pozitiv,” tha ambasadori për  news24.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu