Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
100 %
2.6kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Soreca ‘mburr’ policinë krah Ardi Veliut: BE do të dhurojë 6 milionë euro

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c6bc2c6522d3b581c042776bdd322e38

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka qënë në doganën e Kakavijës i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së shtetit, Ardi Veliu, nga ku kanë kryer një inspektim të misionit Frontex me përfaqësues nga polici të disa vendeve.

Gjatë fjalë së tij Soreca ka folur dhe për për operacionin “Forca e Ligjit” dhe thotë se bashkëpunimi me policinë është i shkëlqyer ndërkaq kontrollet e rrepta për kalimin e paligjshëm kufitar vijojnë.

Soreca thënë se Shqipëria ka pasur një përmirësim dhe se në vitin 2019 numri i emigratëve të kapur është dyfishuar. Ndërsa ka përgëzuar punën e bërë ambasadori shprehet se me 1 shkurt BE do të japë 6 milionë euro për policinë e Shtetit por në veçanti në policinë e kufirit.

“Më është thënë sot se bashkëpunimi me policinë e Shqipëri është i shkëlqyer. Objektivat e operacionit të përbashkët janë tre. Kontrollit i parregullt i emigracionit.  Objektivi i dytë është goditja e krimit të organizuar ndërkombëtar. Dhe e treta është përforcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të Shqipërisë dhe BE. Tre këto objektiva kemi pasur lajme shumë të mira.

Objektivi i parë në saj të bashkëpunimit në 2019 në kufi me Greqinë është dyfishuar numri i emigrantëve të kapur, janë kapur mbi 10 mijë në vitin 2019. Objektivi i dytë, Ardi Veliu më informoi se gjatë 2019 është 4 fishuar numri i personave për kontrabandimin e qenieve njerëzore. Sa i përket tretit, rritja e bashkëpunimit me BE është shumë i rëndësishëm. Në këtë moment është kyç për Shqipërinë.

Nga këto që dëgjuat ne jemi të kënaqur por puna duhet vazhduar dhe për këtë BE do të japë 6 milionë euro për policinë e Shtetit por në veçanti në policinë e kufirit. Kjo për të përmirësuar veprimet.  Si ambasador jam vërtetë i kënaqur, për veprimet e bëra. Më lejoni të falenderoj policinë”, tha Soreca gjatë fjalës së tij.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img