Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të të Greqisë, Themos Demiris.
Përmes një postimi në Tëitter, Soreca ka ndarë detaje nga takimi ku ka bërë me dije se një ndër temat e diskutimin ka qenë progresi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sipas ambasadorit Soreca, Konferenca e Parë ndërqeveritare duhet të mbahet sa më parë.
“Kënaqësi që takova Ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i @GreeceMFA. Diskutuam mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.
Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit,” shkruan Soreca në Tëitter.