Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Soreca inspekton numërimin te “Shkolla e Kuqe”: Po bëjnë pushim pa arsye, duhet të vazhdojnë nga puna. Në mesnatë do bëjmë deklaratë për zgjedhjet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një inspektim “blic” të “Shkolla e Kuqe”, e cila është një prej disa qendrave të numërimit.

Soreca u shfaq i zhgënjyer nga mos-vijimi i procesit të numërimit dhe iu bëri thirrje numëruesve që të vijojnë nga puna në mënyrë që rezultati të dalë sa më shpejt.

Në ambientet e jashtme të shkollës duke folur për mediat, Soreca tha se grupi i vëzhguesve të OSBE-ODIHR do të dalë me gjetje paraprake lidhur me si ka ecur procesi i zgjedhjeve në vend, ndërsa në mesnatë paralajmëroi një deklaratë nga udhëheqësit e BE në Shqipëri.

Soreca: Si ka shkuar procesi?

Numëruesja: E lodhshme, me specifikat e tij.

Soreca: Është e rëndësishme që të fillohet shpejt nga puna. Vazhdoni punën.

Soreca: Mirëdita, kjo ishte dita e dytë e vëzhgimit tim gjatë punës që kam bërë në këtë moment të rëndësishëm. Po bëj një tur në disa qendra në Tiranë dhe në disa prej tyre ekipet në mënyrë të paevitueshme po bëjnë pushim për t’u çlodhur në mënyrë që të vazhdojnë punën më pas. Më lejoni të them që procesi duhet të vijojë pa problematika dhe pa vonesa sepse kemi shumë gjëra për të mësuar dhe shqiptarët mezi po e presin rezultatin e zgjedhjeve. Zgjedhësit shqiptarë e thanë fjalën e tyre dje dhe pavarësisht pandemisë ka pasur një pjesëmarrje të lartë dhe kjo tregon një pjesëmarrje të jetës demokratike në Shqipëri. Kam mirëpritur projektin pilot të votimit, por dhe të numërimit elektronik. Ne po presim të gjithë me qetësi siç kanë bërë thirrje udhëheqësit politik përfshirë dhe presidentin e vendit. Nuk duhet të tejkalohet dhe supozohet pa u numëruar të gjitha votat. Siç e thashë derisa të numërohet vota më e fundit duhet të presim në qetësi sa të numërohen të gjitha fletët e votimit. Ne kemi 50 skuadra në të gjithë Shqipërisnë që po e ndjekin situatën nga afër. Në orën 15:00 do të kemi një konferencë me gjetjet paraprake të vëzhgimit të OSBE/ODIHR për të dhënë një rezultat paraprak se si ka shkuar procesi i votimit në Shqipëri. Ka mundësi që sonte vonë të ketë ndonjë deklaratë nga udhëhqeësit e BE, por do të jetë në varësi të vijimësisë së procesit.  

177834121 290818392525055 795041040213005996 n

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img