Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Soreca i shkon në zyrë zv.kryetarit të Gjykatës së Lartë: Hap madhështor me çështjet e prapambetura

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, zhvilloi sot një takim me zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi aktivitetin e deritanishëm të gjykatës, sfidat më të cilat ajo përballet vazhdimisht, si edhe punën e kryer nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, në nivelin e uljes së numrit të çështjeve të prapambetura.

Sokol Sadushi, falenderoi Ambasadorin e BE për ndihmën e dhënë në drejtim të masave të marra për ndryshimet ligjore, të cilat kanë ndikuar në procesin e shqyrtimit efektiv të dosjeve gjyqësore.

Ai u shpreh se tashmë Gjykata e Lartë, pas një viti është më e vetëdijshme në atë se çfarë i nevojitet dhe të gjithë gjyqtarët e kësaj gjykate janë sot më besimplotë për të arritur rezultatet e pritshme.

“Sigurisht ardhja e gjyqtarëve të rinj, për të plotësuar më tej trupën gjyqësore është e domosdoshme për të rritur eficencën e Gjykatës së Lartë e cila paralelisht do të bëjë të mundur edhe përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, kjo gjykatë shpalli pak kohë më parë edhe nisjen e procedurave për tre vendet vakantë në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur vijimin e këtij procesi të rëndësishëm pa vonesa dhe në kohë”, shpreh Sokol Sadushi.

Ndërsa dioplomati i BE në fjalën e tij, vlerësoi punën e kryer deri tani nga Gjykata e Lartë duke e cilësuar si një hap madhështor që ka bërë kjo gjykatë dhe anëtarët e saj, kryesisht në çështjet e mbetura pezull.

“Puna e bërë nga Gjykata me çështjet e prapambetura është parë me vlerësim nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Soreca.

Më shumë

spot_img
spot_img