Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Soreca i shkon në zyrë kreut të KED-së: Për një Gjykatë Kushtetuese të pavarur është me rëndësi emërimi i gjyqtarëve të mbetur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomati i BE shprehet se ky takim me kreun e KED-së, vjen në kuadër të turit të takimeve me kryetarë të institucioneve të drejtësisë.

Sipas Sorecës është me rëndësi vijimi i emërimeve nga Gjykata e Lartë e gjyqtarëve të mbetur të GjK, në mënyrë që të sigurohet pavarësia e saj e plotë.

“I lumtur që takohem përsëri me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Z. Ervin Pupe gjatë turneut tim të takimeve me Kryetarë të institucioneve të # drejtësisë. Është e rëndësishme të vazhdohet me emërimin nga Gjykata e Lartë e gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të sigurohet pavarësia e saj e plotë”, shkruan Luigi Soreca në Twitter.

Më shumë

spot_img
spot_img