Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sopranoja Ermonela Jaho pranohet si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave: E prekur pa masë

Shkruar nga Newsbomb
Sopranoja Ermonela Jaho pranohet si anëtare e jashtme e Akademisë

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho është pranuar si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë vetë me dije ajo përmes një shënimi në rrjete sociale, teksa shprehet shumë e prekur për këtë nder të madh.

“E prekur pa mase dhe e perkulur per nderin e madh te pranimit si anetare e jashtme e Akademise se Shkencave te Shqiperise. Ju faleminderit”, shkruan ajo.

Ermonela Jaho është soprano shqiptare me famë botërore. Lindi në Tiranë në vitin 1974. U largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj.

Pas përfundimit të studimeve për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si: Giacomo Puçini në Milano Itali më 1997, Spontini International Ancona, Itali më 1998, në Rovereto Zandonai, Itali më 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalin Ëexford më 2000.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll