Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Sonte nis Big Brother Vip, Arbana Osmani uron Ledion Liçon: Suksese miku im i vjetër

Shkruar nga Newsbomb
Sonte nis Big Brother Vip, Arbana Osmani uron Ledion Liçon: Suksese miku
Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e edicionit të tretë të Big Brother Vip, ish-moderatorja e emisionit Arbana Osmani ka uruar prezantuesin aktual Ledion Liço, të cilit produksioni i besoi këtë vit prezantimin e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Arbana thotë se ka patur fatin dhe privilegjin të jetë për shumë vite me rradhë prezantuese e Big Brorther, ndërsa i uron shumë suksese mikut të saj të vjetër siç ajo e cilëson, Ledion Liçon dhe gazetareve që punojnë për emisionin që gozhdoi vjet shqiptarët para ekranit të televizorit. LEXO EDHE: Dalina Buzi hap debat me produksionin e “Big Brother”: Çfarë Shqipërie duam?! (LETRA) “Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen.  Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always:) E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua!”, shkruan Arbana Osmani në Instagram.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Deri më tani produksioni i Big Brother ka konfirmuar zyrtarisht emrat e dy banorëve të parë: moderatori dhe gazetari Meriton Mjekiqi dhe gazetarja investigative Ledjona Xheladinaj. Ndërkohë pjesëmarrjen e tij në lojë e ka konfirmuar aktori i humorit Julian Deda. Fitues i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania vitin e kaluiar u shpall këngëtari Luiz Ejlli, ndërsa fitues i edicionit të parë, Ilir Shaqiri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese