Hapësire reklamuese

Politikë

Sonte do shijojë performacën e Carla Brunit, Rama publikon VIDEON me Nicolas Sarkozyn: Mik i çmuar

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka pritur së fundmi në zyrën e tij në Kryeministri ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy.

Rama ka publikuar një video nga takimi, ku shihet se e ka prezantuar Sarkozyn me ambientet e Kryeministrisë

'Me mikun e çmuar, Presidentin Nicolas Sarkozy, në selinë e Kryeministrisë', shkruan kryeministri krahas videos.

Ndërkohë burimet i thanë Newsbomb.al se Rama do të shkojë në Butrint mbrëmjen e sotme për të qenë pjesë e koncertit të Carla Brunit.

Kantautorja dhe modelja e njohur, njëherazi bashkëshortja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy, Carla Bruni, do të këndojë në Butrint sonte në orën 21:00, pak pas fillimit të protestës në Tiranë.

Carla Bruni është e ftuar speciale në Butrint në ‘Festën e muzikës’ dhe do këndojë për publikun shqiptar 11 këngë nga albumi i saj ‘French touch’.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu