Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sonila Meço për ndarjen nga jeta të Gjergj Filipit: Humba mikun më të shtrenjtë, prej 24 vitesh bashkë

Shkruar nga Newsbomb

Drejtori i INSTAT Gjergj Filipi u nda nga jeta ditën e djeshme krejt papritur në moshën 38 vjeçare duke lënë pas dhimbje te të afërmit e miqtë. Është gazetarja Sonila Meço ajo e cila rrëfen se ka humbur një nga miqtë e saj më të shtrenjtë duke zbuluar se kanë 25 vite njohje.

“Sonte humba një ndër miqtë më të shtrenjtë...prej 24 vitesh kemi përjetuar fëmijëri e adoleshencë, rritjen...

Përjetuam arritjet akademike, shpejt, siç dinte ai, ato profesionale, shpejt si ç'mundte ai, lidhjen me Ilden dhe ardhjen e dy ëngjëjve, me përkushtimin që ia adhuronim të gjithë...

Në krye të një institucioni të rendesishëm në vend mbeti Gjergji i mençur, plot humor e gjithnjë me kohën për miqtë...

Vrapoi shpejt duke na dhënë kënaqësi të gjithëve, fëmijëve, gruas, prindërve, miqve, por nuk e imagjinonim se do që i shpejtë edhe në ikje...

Bekim qoftë nga lart për ta, për ne...

Do na mungosh Gjergj....i shtrenjti miku ynë!!!”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu