Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Soni Malaj reagon pas lajmeve për përplasje me Ardit Gjebrean: Mos guxoni më

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

918f1a4187ec815da70227d4a35cb9bb

Këngëtarja Soni Malaj ka reaguar pas interpretimit që disa portale i kanë bërë intervistës së saj për “Bluetooth”.

Soni deklaroi se këtë edicion të “Këngës Magjike” po bëhej një lojë e pistë duke favorizuar disa këngëtare, por ajo nuk akuzonte për këtë produksionin apo drejtuesin e festivalit Ardit Gjebrean.

Megjithatë, në disa portale kjo është interpretuar si një përplasje e këngëtares me Gjebrean, çka ka detyruar Sonin të reagojë dhe të hedh poshtë çdo dyshim.

“Boll me gënjeshtra dhe spekulime, na lini të shijojmë finalen e “Kënga Magjike”, se asnjë nuk është kundra askujt!!!! Dhe atë fjalen “paranojake” ta mbajë ai që ka bërë shkrimin dhe mos guxoni më të më vini epitete të tilla. Jam e lumtur, që jam pjesë e “Kënga Magjike”, në këtë aktivitet muzikor madhështor dhe me një produksion superprofesionist”, shprehet Soni.

Soni Malaj do të performojë sot në finalen e “Këngës Magjike” duke qenë edhe një prej pretendenteve për çmimin e parë.

Screenshot_4.png

Më shumë

spot_img
spot_img