Hapësire reklamuese

Showbiz

Soni Malaj flet për herë të parë për dasmën me biznesmenin dhe fëmijën e dytë

Shkruar nga Newsbomb

Soni Malaj është ndër këngëtaret me të komentuara në showbizin shqiptar dhe jo vetëm për anën profesionale.

Jeta e saj private ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes dhe kjo për faktin se pak kohë më parë këngëtarja është divorcuar nga partneri i saj italian, balerinin Mirko, me të cilin ka dhe një vajzë.

Por prej 3 vitesh Soni është në një marrëdhënie me biznesmenin nga Tirana, i quajtur Klevi, i cili e shoqëron Sonin në çdo dalje të saj publike. Në fakt këngëtarja nuk flet shpesh për jetën e saj private, por e ftuar në emisionin e Rudina Dembacaj në “Mos i fol Shoferit”, Soni ka treguar disa detaje më shumë se zakonisht.

Soni foli për marrëdhënien me Klevin, duke e quajtur një lidhje me këmbë në tokë dhe që ka shumë dashuri dhe respekt.

Mirëpo, edhe pse shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, pyetjes së nëse do të bëjnë një dasmë me Klevin, Soni iu përgjigj kështu " Jo. Kur digjesh nga qulli, i fryn edhe kosit". Gjithsesi, Soni ka plane me të mëdhaja me Klevin, siç është plani për një fëmijë të dytë.

"Në fakt e kishim me dëshirë, por puna e kontratave më kanë mbërthyer pak",-është shprehur Soni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu