Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sondazhi në Newsbomb, rezultate surprizë për deputetët brenda një dite. Patozi sfidon Ramën, LIBRA e preferuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c1616765adf370ef09e53c16620ae16f

Që prej ditës së djeshme, Newsbomb.al ka hapur sondazhin për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që qytetarët i dëshirojnë fitues në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ndonëse vetëm një ditë nga hapja e këtij sondazhi, qytetarët që janë aktivizuar dhe kanë votuar për deputetët kanë qenë të shumtë.

Rezultatet e para janë surprizuese në shumicën më të madhe të qarqeve, ndërsa në pjesën tjetër votimi ka qenë i pritshëm.

Në Tiranë është deputeti i PS, Pandeli Majko ai që ka marrë më shumë vota në ditën e parë të sondazhit. Majko është votuar nga 13% e qytetarëve, ndërsa një pjesë e madhe e deputetëve të të dyja krahëve politikë janë në nivelin e 0%.

Deputetja demokrate Mimoza Hadarmataj dominon sot me 43% të votave në Kukës, duke mposhtur tre burrat e këtij qarku.

Në Shkodër është deputetja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi, e cila preferohet nga 26% e votuesve për t’u rizgjedhur më 18 qershor.

Monika Kryemadhi i LSI mbizotëron në Lezhë me 27% të votave. Kryemadhi është deputetja e vetme e kësaj force politike që del e para në 12 qarqe.

Në Dibër është votuar me 56% demokrati Roland Keta, ndërsa në Durrës kryeson Agron Duka, kryetar i PAA, me 27% të votave.

Ben Blushi në Elbasan rikthen sërish LIBRA-n në krye të preferencave. Ish-deputeti i PS është votuar nga 30% e qytetarëve, të cilët duan ta shohin sërish në Kuvend pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Fieri dhe Berati dominohen nga dy deputete të PS, Antoneta Dhima me 47% të votave dhe Anila Agalliu me 23%.

Arta Dade mbetet e preferuara e korçarëve dhe kolonjarëve. Deputetja e PS është votuar në sondazh nga 24% e qytetarëve.

Çuditërisht, në qarkun e Gjirokastrës, historikisht i majtë, më i votuar në sondazh rezulton demokrati Genc Ruli, me 36% të votave.

Në Vlorë përballja është shumë interesante. Kryeministri Edi Rama, i zgjedhur deputet në këtë qark në 2013-ën, është votuar deri më tani nga 29% e qytetarëve, po aq sa deputeti i PD-së, Astrit Patozi.

Megjithatë, këto rezultate pritet të ndryshojnë pasi sondazhi do të qëndrojë i hapur për një muaj në faqen e Newsbomb.al dhe rritja e pjesëmarrësve do të japë një pasqyrë reale të deputetëve që qytetarët vlerësojnë se kanë punuar më mirë në zonën e tyre.

Lexo edhe: Hapet sondazhi në Newsbomb: Cili deputet dëshironi të rizgjidhet më 18 qershor? LISTA për çdo qark

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img