Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Sondazhi në Fier, PD merr rezultatin befasues, Gramoz Ruçi mbetet jashtë parlamentit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Portali lokal në Fier alb365.com, ka zhvilluar një sondazh për qarkun e Fierit. Në bazë të këtij sondazhi rezultati në këtë qark del surprizues, pasi përtej të gjitha parashikimeve PD rezulton të marrë deri në 7 deputetë.

Ndërsa PS në bazë të këtij sondazhi nuk shkon më shumë se 8 mandate në qarkun e Fierit, rezultat ky që do të linte jashtë parlamentit, Gramoz Ruçin që deri më tani ishte kryetar i grupit parlamentar të PS-së. Për sa i përket LSI-së, sipas këtij sondazhi nuk shkon më shumë se dy mandate.

Në këtë sondazh kane votuar  5163 qytetarë jo vetëm nga Fieri por nga Shqipëria e më gjerë, në vende të ndryshme të botës ku jetojnë fierakë dhe shqiptarë

Vlen të përmendet që qarku Fier nxjerr 16 deputetë.  Marzhi i gabimit të sondazhit, sipas portalit është shumë i vogël, afërsisht 1 deri në 2 përqind.

Këto janë rezultatet që marrin partitë sipas këtij sondazhi:

PS ka marrë 2356 vota ose 46% të votave

PD ka marrë 1868 vota ose 36% të votave

LSI ka marrë 743 vota ose 14% të votave

PDIU ka marrë 36 vota ose 1% të votave

LIBRA ka marrë 30 vota ose 1% të votave

Te tjerë kanë votuar 130 vota ose 3% te votave

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img