Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sondazhi në Euronews Albania: Tërmeti, qytetarët vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Standardet e dobëta të sigurisë së ndërtesave ishin sipas shqiptarëve shkaku kryesor i viktimave dhe dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Kështu besojnë 73.3% e të anketuarve të sondazhit të dytë të Euronews Albania dhe MRB, ndërsa forca e tërmetit dhe vjetërsia e ndërtesave renditen gjithashtu si faktorë.

Reagimi shtetëror në fazën e shpëtimit shumica e qytetarëve e vlerësojnë si të mirë, po ashtu edhe punën e qeverisë për adresimin e pasojave.

Megjithatë, vërehet një rritje e qytetarëve që vlerësojnë negativisht adresimin më afatgjatë të pasojave, ndryshe nga ndërhyrja e menjëhershme e kërkim-shpëtimit.

Opinioni publik paraqitet i ndarë në vlerësimin e punës së autoriteteve lokale.

Problematika e shumëpërfolur e strehimit të familjeve të prekura nga tërmeti në kuadër të ndihmave dhe masave vlerësohet si disi dhe shumë pozitive nga shumica e qytetarëve (60.6%).

38.9% e të anketuarve megjithatë e vlerësuan atë si disi dhe shumë negative.

Më 26 nëntor 2019, Shqipëria u shkund nga një tërmet i fuqishëm i cili la pas 51 viktima dhe shkatërroi qindra banesa e la mijëra familje pa strehë./Euronews Albania

1.png
2.png
3.png
4.png
5.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll