Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Sondazhi në Euronews Albania: Qytetarët vlerësojnë Ramën më të pëlqyerin, liderët e opozitës jo

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të.

Në fillim të mandatit të tretë të tij si kryeministër rreth 43% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për të, ndërsa 55% mendojnë negativisht.

Ky është rezultati i vrojtimit të Barometrit të Euronews për matjen e pëlqyeshmërisë së gjashtë udhëheqësve kryesorë politikë të vendit, Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika kryemadhi.

Pëlqyeshmëria për Edi Ramën ka qenë e qëndrueshme që nga janari i këtij viti, kur Barometri filloi të hulumtonte pëlqimin ndaj politikanëve kryesorë në vend.

Rama pasohet në pëlqyeshmëri nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili gëzon mendim të mirë tek 39% e shqiptarëve dhe negative tek thuajse 58% e tyre.

Barometri zbulon se shqiptarët i shohin më negativisht udhëheqësit e opozitës.

Mendimin më të mirë mes tyre e gëzon ish-Kryeministri Sali Berisha me rreth 28% pëlqyeshëmri, pasuar nga kryedemokrati Basha (19,6%), Presidenti Ilir Meta (7,2%) dhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

lideret krahasimi 696x398 1

Vrojtimi është kryer për Euronews Albania, nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi, në periudhën 20-29 tetor 2021./ Euronews Albania.

lideret 1068x608 1
oondazh

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img