Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
58 %
2.1kmh
0 %
Die
13 °
Hën
19 °
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
12 °
E diel, 11 Prill, 2021
spot_img

Sondazhi në Euronews Albania: Karrigia e kryeministrit, Rama dhe Basha në garë të ngushtë, por kreu i socialistëve merr më shumë opinione pozitive

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy liderët e partive kryesore në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha janë në një garë të ngushtë për të fituar votën e shqiptarëve më zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, sipas sondazhit zgjedhor të Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve MRB.

Ndërsa ditët për t’iu afruar kutive të verdiktit final të popullit po afrohen, kështu duket se po ndodh dhe me mendimin pozitiv të shqiptarëve për liderët e forcave politike.

47 për qind e të anketuarve të sondazhit të katërt kombëtar u shprehën se kishin mendim pozitiv për kryeministrin aktual dhe drejtuesin e Partisë Socialiste, z. Edi Rama.

Nga ana tjetër 44.4% e pjesëmarrësve në sondazh shprehën mbështetje për kryeopozitarin dhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Monika Kryemadhi u rendit në vendin e tretë në opinionin e shqiptarëve, me 16.7% e të anketuarve që shprehën mendim pozitiv për të.

Në krahasim me tre sondazhet e mëparshëm të Barometrit Politik, z. Basha ka shënuar një rritje me 9% nga rezultatet e janarit, ndërsa pëlqimi për z. Rama ka shënuar një rënie të lehtë, sikurse ka ndodhur dhe për drejtuesen e LSI, znj. Kryemadhi.

Të pyetur specifikisht se cilin duan të shohin në krye të kabinetit qeveritar, shqiptarët dhanë mbështetje në masë 44.1% për Ramën dhe 38.9% për Bashën.

Krahasuar me sondazhet e mëparshme të dy liderët shënuan një rritje në mbështetjen për postin e kryeministrit, ku vihet re një rritje e lartë e opozitarit Basha me 10.8% krahasuar rritjes më të ulët prej gati 2% të kryeministrit aktual./Euronews Albania




Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img