Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.6kmh
75 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
23 °
Hën
21 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Sondazhi në Euronews Albania: 5 problemet kryesore që shqiptarët duan të jenë prioritet i qeverisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekonomia, papunësia, korrupsioni, shëndetësia dhe emigrimi janë shqetësimet kryesore të shqiptarëve, zbuloi sondazhi i emisionit Barometri në Euronews Albania këtë të enjte.

Këto çështje duket se shqiptarët kanë pritshmëri t’i shohin në listën kryesore të prioriteteve të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar në 4 vitet e ardhshme.

Rezultatet e sondazhit, i cili pyeti 1000 persona në intervista ballë për ballë gjatë muajit gusht, treguan se mjedisi, droga dhe infrastruktura rrugore u renditën të fundit ndër shqetësimet e shqiptarëve.

Taksat, drejtësia, COVID-19 dhe niveli i krimit morën gjithashtu më pak vëmendje nga qytetarët.

Të pyetur si e gjykojnë situatën e vendit në përgjithësi qytetarët u shprehën pesimistë, pasi 43.3% thanë se e shohin atë si disi dhe shumë të keqe, ndërsa 37% ishin neutralë dhe vetëm 19.5% e shihnin si pozitive./Euronews Albania

Screenshot 22 2

Screenshot 23 2

Screenshot 24 3
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img