Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sondazhi: Mbi 40% e europianëve janë kundër vaksinimit anti-Covid, italianët dhe gjermanët të gatshëm të injektohen

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Kohët e fundit kemi parë disa kompani farmaceutike të cilët janë shprehur se janë shumë pranë gjetjes së vaksinës ndaj Covid-19, por mbi 40% e europianëve shprehen se nuk do të injektohen.

Sondazhi i fondacionit Zhan Zhore, i kryer te 18 mijë banorë nga moshat 16 deri 74 vjeç pjesë e Bashkimit Europian shprehen se kanë frikë për shkak se të efekteve anësore që mund të ketë vaksina sepse po prodhohet në një kohë shumë të shkurtër.

Vendi europian i cili është më dyshues është Franca, ku një në dy francez janë kundër vaksinimit. Ndërsa në Itali, 65% e personave të pyetur janë pro vaksinës. Gjithashtu edhe në Gjermani, 69% e njerëzve janë gati që të marrin vaksinën anti-Covid.

Ata kundër tregojnë se eksperimentet e kryera në një kohë të shpejtë nuk janë shenjë e mirë pasi janë cilësuar si teste të nxituara.

40% e të intervistuarve janë kundër vaksinimit. Shifrat e personave të cilët janë kundër vaksinës janë rritur ndjeshëm në krahasim me dy muaj më parë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed