Mbrëmjen e sotme janë publikuar rezultatet e sondazhit të IPSOS në bashkëpunim me Top Channel.
Sipas këtyre rezultateve, Partia Socialiste është forcë e parë me 42% të votave, duke pësuar ulje në krahasim me sondazhin e parë të prillit, ndërkohë që PD ka pësuar rritje dhe ka shkuar në 36%.
Surpriza është LSI, që sipas këtij sondazhi do të marrë vetëm 1% të votave, duke e çuar LSI-në në pikën më të dobët që nga krijimi i saj.
Ajo që vihet re është edhe numri i mad hi të pavendosurve, pasi 20% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk e kanë vendosur akoma për kë do të votojnë.
