Hapësire reklamuese

Politikë

Sondazhi i Euronews Albania: Shqiptarët besnikë të partive, votojnë pa u interesuar shumë se cilët janë kandidatët

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Shumica e shqiptarëve vijon të ketë prirje të votojë partitë dhe jo kandidatët, pavarësisht se në këto zgjedhje qytetarët kanë mundësi t’i zgjedhin të dyja alternativat.

Sondazhi i MRB-së për Euronews Albania tregoi se 42.4% e të pyeturve kishin prirje të votonin “vetëm partinë që mbështesin” dhe 17.4% “vetëm kandidatin”, ndërsa në përgjithësi, – nga 73% e të pyeturve, – partia u konsiderua faktor më i rëndësishëm për të zgjedhur.

Me ndryshimet e sistemit zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit qytetarët do të kenë mundësi të votojnë edhe kandidatin, mirëpo sondazhi tregoi se vetëm 9.6% janë të gatshëm të votojnë për “partinë dhe kandidatin që pëlqejnë edhe nëse ai është i një partie tjetër”.

Të arsimuarit me shkollë të lartë janë ata që kanë përqindje më të madhe (38.7% dhe 16.2%) në prirjen për të votuar si partinë edhe kandidatin, apo edhe në rastin nëse kandidati është i një partie tjetër.

Ndërkohë gratë (me 47.2%) dhe grup-moshat 55-64 vjeç dhe 65-75 vjeç (47.2% dhe 51.3%) janë ata që priren të votojnë vetëm për partinë./Euronews Albania

euro1.jpg

euro2.jpg

euro3.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu