Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.3kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
14 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Sondazhi i Euronews Albania për Tiranën: PS parti e parë, por Aleanca për Ndryshim dhe LSI e barazojnë me mandate

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike po gëzon rritje të mbështetjes së votuesve megjithatë rezultati i zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës pritet të jetë me një avantazh të ndjeshëm të Partisë Socialiste.

Sondazhi i tretë i kompanisë MRB për Euronews Albania tregoi se shumica e votuesve në qarkun e Tiranës priren të votojnë PS-në me një diferencë 4.3% më shumë se PD-në:

PS – 42.2%

PD – 37.9%

LSI – 5.5%

Të tjerë – 1.8%

Nuk do të votoj – 3.2%

Nuk e di – 7.9%

Nuk përgjigjet – 1.5%

Krahasuar me dy sondazhet e shkuara, PS ka mbajtur pak-a-shumë të njëjtin nivel prej rreth 42% (42%; 41.5%; 42.2%), ndërsa koalicioni i PD-së “Aleanca për Ndryshim” ka gëzuar rritje të ndjeshme (31.7%; 36.5%; 37.9%). Ndryshe duket gjendja për LSI-në që ka pësuar tkurrje të mbështetjes nga 6.4 në 5.5%.

Duke analizuar prirjen e votës dhe sjelljen e votuesve në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, kompania MRB parashikon që PS të fitojë qarkun e Tiranës me një diferencë 4.9%:

PS – 48.3%

PD – 43.4%

LSI – 6.3%

Të tjera – 2%

Vlen të thuhet se diferenca mes PS-së dhe PD-së është ulur ndjeshëm gjatë javëve të fundit nga 9.7% në dhjetor-janar në 4.9% në muajin prill.

Me këtë përqindje për qarkun e Tiranës do të kishim këtë shpërndarje mandatesh:

PS – 18 mandate

PD – 16 mandate

LSI – 2 mandate

Screenshot 1 48
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img