Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sondazhi i Euronews Albania: Gati 1/3 e shqiptarëve refuzojnë të vaksinohen kundër COVID

Shkruar nga Newsbomb

Gati 1/3 e qytetarëve shqiptarë (32,7%) janë të bindur se nuk duan ta bëjnë vaksinën kundër COVID-19 dhe 25,9% të tjerë mendojnë se nuk do ta bëjnë vaksinën në të ardhmen.

Kurse 22,8% e të anketuarve nga Euronews Albania dhe MRB, nuk e dinë nëse duan ta bëjnë apo jo vaksinën kundër Covid-19.

Vetëm 18,6% e shqiptarëve u shprehën të bindur se dëshirojnë të bëjnë këtë vaksinë.

Rezultati u mundësuar nga “Barometri” në Euronews Albania, pas anketimit me 1000 qytetarë ballë për ballë.

Arsyeja kryesore që i ka shtyrë shqiptarët të mos e bëjnë vaksinën deri tani, është se nuk janë të bindur për sigurinë e saj pasi kështë shprehen 48% e të pyeturve.

Arsyeja tjetër më e përhapur tek ata që nuk janë vaksinuar është mungesa e besimit tek efikasiteti i vaksinës (29,7%).

Deri më tani 43,7% e shqiptarëve shprehen se janë vaksinuar me të paktën një dozë. Pjesa më e madhe, 56% e shqiptarëve që nuk janë të vaksinuar, i takojnë moshës 18-24 vjeç./Euronews Albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll