Hapësire reklamuese

Politikë

Sondazhi i Euronews Albania, Basha dhe Rama nuk gëzojnë mbështetjen e të rinjve, por kryesocialisti mbetet më i preferuar si kryeministër

Shkruar nga Newsbomb
Basha - Rama

Shqiptarët shohin më shumë Edi Ramën se sa Lulzim Bashën si të përshtatshëm për të qenë kryeministër, ndërkohë që më shumë se çereku i tyre – kryesisht të rinj – nuk vlerëson asnjërin si të tillë.

Kjo u vu re nga sondazhi i dytë i Euroneës Albania kryer nga kompania prestigjioze MRB dhe publikuar në emisionin Barometri Politik.

Për Ramën 42.4% e të pyeturve janë shprehur se e shohin atë të përshtatshëm për të drejtuar qeverinë e vendit, ndërsa për Bashën 28.1%.

Kryeministri aktual pati mbështetje më të madhe në grup-moshën 25-34 vjeç, (47.1%) dhe grupmoshat 55-64 e 65-75 vjeç (46.5 dhe 44.7%).

Kryetari i PD-së, edhe pse me një përqindje më të vogël, mbështetjen më të madhe e ka në grup-moshat 45-54 vjeç (35%) dhe 55-64 vjeç (31.2%).

Ndër personat që i shohin të papërshtatshëm të dy udhëheqësit politikë (27.95% e të pyeturve), bie në sy se grup-mosha 18-24 vjeç, e cila përmban edhe kategorinë e votuesve të parë në këto zgjedhje parlamentare. Kjo grup-moshë ka përqindjen më të madhe refuzuese ndaj dy liderët (43.9%), ndjekur nga grup-mosha 35-44 vjeç (31.7%).

Të pyetur për partinë më të përshtatshme sipas tyre për të qeverisur vendin, shumica janë përgjigjur për PS-në (46.4%), me një rritje prej 1.7% krahasuar me sondazhin e parë të 21 janarit, ndërsa për PD-në janë përgjigjur thuajse njësoj sa në sondazhin e parë (30.1%) – me rritje prej vetëm 0.1%.

Në këtë pyetje bie në sy rënia e LSI-së në 7.2% (-4.1% nga 11.3% që ishte) dhe rritja e PDIU-së në 2.8% (+1.3% nga 1.5% që ishte)./Euronews Albania

222.png111_copy.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu