Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sondazhi i Çim Pekës nxjerr Bashën kryeministër: 52% e shqiptarëve duan kryetarin e PD-së në krye të qeverisë

Shkruar nga Newsbomb
Basha - Rama

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka Live” janë prezantuar rezultatet e sondazhit të kryer nga kompania “Flame Tree Advisors”.

Sondazhi ishte i përbërë nga 12 pyetje dhe i ajnë përgjigjur 4 mijë qytetarë, të cilët kanë dhënë opinionin e tyre se si e perceptojnë situatën politike në vend.

Në njërën nga pyetjet qytetarët janë përgjigjur se cilin shikojnë si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, ku 58% e tyre janë përgjigjur për Lulzim Bashën, 38% për Edi Ramën dhe 10% për alternativën “nuk e di”.

auto_bashaok1111111111611004315.jpg

Kujtojmë se sondazhet parazgjedhore janë bërë një traditë tashmë në vendin tonë, ku disa nxjerrin fitues Partinë Socialiste dhe disa të tjerë opozitën e bashkuar. Do të jenë zgjedhjet e 25 prillit ato që do të vendosin se cilët ishin sondazhet më të besueshëm.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll