Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Sht
20 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sollaku: Ja ç’thuhet në fletëarrestin për dy gratë Shqiptare të arrestuara për llogari të Becchettit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9f0c670cb98654c78499017fc6aa02b2

Theodhori Sollaku është avokati i dy grave që janë arrestuar nga prokuroria për çështjen “Becchetti” nën akuzën për pastrim parash. “Lexova vendimin e gjykatës për arrestin, por nuk më duket se ka prova”, thotë avokati. 

I kontaktuar me telefon nga newsbomb.al Theodhori Sollaku pranon se ka marrë përsipër çështjen e Pranvera Gjikës, një ndër drejtoret e Veneto Bank, dhe Erjona Troplinit, një nga administratoret e kompanive të Becchettit.

“Do të presin nesër gjykatën, por nuk më duket se ka çështje në këtë çështje” thotë Sollaku. Çështja e pastrimit të parave nuk mund të provohet se pse në bankë janë kryer veprime dhe transaksione brenda përbrenda kompanive sipas avokatit. “Nëse do të kishte një akuzë të tillë, duhet të provojnë nëse këto para që kanë hyrë në sistem janë të pista”, thotë Sollaku.

Duke mos pasur edhe kohë në dispozicion për të sqaruar, edhe për çështjen e Troplinit, Sollaku thotë se ndaj saj akuza është se pse ka firmosur, duke qenë administratore. “Normal që administratorja do të firmosë në momentin që ka një vendim të bordit të aksionerëve” thotë avokati, i cili shpreson shumë te vendimi që do të marrë gjykata për çështjen. 

Lexo edhe: 

Urdhër arresti për Francesco Becchetin e Agon Channel, skemë gjigande për pastrimin e parave

Hetim mbi Becchettin, Agon e Kalivaç dhe një ministër shqiptar: Ai na kërcënon me TV

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img