Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

'Solidaritet në ditë të vështira', ambasada e Kroacisë dhuron 50.000 maska dhe 500 veshje mbrojtëse për Policinë e Shtetit (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mesditën e sotme, Ambasadori i Kroacisë Zlatko Kramarić i ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, donacionin me mjete mbrojtëse nga COVID-19, për punonjësit e Policisë së Shtetit.

 

WhatsApp_Image_2020-05-13_at_15.35.27_1.jpeg

Ambasadori i Kroacisë z. Kramarić, duke e konsideruar këtë donacion si simbol të miqësisë ndërmjet dy vendeve, është shprehur: Në emër të Qeverisë së Kroacisë ndjehem i nderuar të dorëzoj këtë donacion me mjete mbrojtëse për Policinë e Shtetit. Oficerët e Policisë, përveç stafit mjekësor, janë në vijën e parë të kësaj sfide epidemie. Në besojmë së kjo sfidë epidemie dhe lufta kundër armikut të padukshëm mund të fitohet vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta. Vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe unitetit ne do jemi më të fortë.

Më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi të theksoj rëndësinë e vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së për të hapur negociatat më BE-në gjatë presidencës kroate dhe të theksoj edhe njëherë se Republika e Kroacisë të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën evropiane, siç e ka bërë edhe më parë.

Në jetojmë në kohë të vështira dhe ju duhet ta dini që nuk jeni vetëm dhe do ta keni gjithmonë mbështetjen e Kroacisë”.

WhatsApp_Image_2020-05-13_at_15.35.27.jpeg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu tha: Për mua sot është një kënaqësi e veçantë që t’ju kem juve këtu prezent në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe dua t’Ju falënderoj juve posaçërisht dhe nëpërmjet Jush qeverinë e Republikës së Kroacisë dhe padyshim Policinë e Kroacisë për këtë donacion që po i bëjnë Policisë shqiptare në këto ditë të vështira të cilat jo vetëm vendi jonë, por Ballkani dhe bota janë duke kaluar për përballimin e kësaj situate. Padyshim që kemi nevojë që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këto situata, për faktin se solidariteti në këto ditë të vështira është absolutisht një vlerë dhe padyshim kjo tregon dhe një vlerë të shtuar të popullit kroat dhe për marrëdhënien shumë të mirë që populli kroat dhe populli shqiptar kanë ndërmjet tyre.

Këto 50 mijë maska dhe 500 komplete absolutisht që janë shumë të domosdoshme për punën e përditshme të forcave të Policisë. Janë komplete të cilat do të përdoren gjerësisht nga të gjitha strukturat për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve dhe për të përmbushur misionin në drejtim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë. Edhe njëherë faleminderit z. Ambasador”!

WhatsApp_Image_2020-05-13_at_15.35.28.jpeg

Policia e Shtetit, bashkë me mjekët, infermierët, forcat e armatosura, zjarrfikëset etj., mbeten në vijën e parë të frontit për përballjen e Koronavirusit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll