Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sokol Mjacaj, vrasësi i 2 tursitëve çekë në Theth do të izolohet në regjimin "41 Bis"

Shkruar nga Newsbomb
Sokol Mjacaj, vrasësi i 2 tursitëve çekë në Theth do

Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit pranë Thethit do të izolohet në regjimin “41 bis”.

Mjacaj i cili po vuan dënim me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit për vrasjen e dy turistë çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe, më 4 korrik 2015 do të vendoset në regjimin e posaçëm 41 bis me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ministri i Dejtësisë, Ulsi Manja, është shprehur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë dhe se ligji duhet të zbatohet me rigorozitet.

LEXO EDHE: Gjykata dënon me burg përjetë Sokol Mjacajn, vrau dy turistët çekë në Theth

Sipas Manjës të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”, tha Manja.

LEXO EDHE: Koka e bandës “Babagjyshët”, Manja: Ilir Kupa izolohet në regjimin 41 bis

Sokol Mjacaj lindur dhe banues në fshatin Lotaj të Dukagjinit u arrestua aso kohe në një banesë dy katëshe në fshatin Grudë e Re, ku rreth 350 forca të policisë lokale, FNSH, RENEA e njësitë snajper e kishin lokalizuar. Edhe pse i ri, ai konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ai është i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije, në bashkëpunim, në vitin 2010. Në atë kohë u dënua me 4 vite burg, por për shkak të kohës së paraburgimit kreu vetëm 3vite, duke dalë nga burgu në 2013.

Ai është dënuar sërish për vjedhje në vitin 2014, duke dalë nga burgu rreth fundit të muajit prill 2015. Afro tre muaj pasi doli nga burgu për herë të dytë, në atë kohë rreth 20 vjeç, Sokol Mjacaj u kërkoi ndihmë turistëve ta merrnin me makinë dhe më pas i vrau me plumb pas koke, gjatë rrugës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese