Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sokol Mjacaj ankimon vendimin e Manjës, nuk do të qëndrojë i izoluar në "41 biss"

Shkruar nga Newsbomb
Sokol Mjacaj ankimon vendimin e Manjës, nuk do të qëndrojë i

I dënuari me burgim të përjetshëm, ka ankimuar në apel në Gjykatën e Posaçme vendimin për kalimin në regjimin e posaçëm "41 biss". Një muaj më parë, ministri i Drejtësisë firmosi kalimin e Mjacaj në izolim të rreptë për shkak të veprimtarisë së të dënuarit brenda burgut.

Mirëpo, pa u bërë disa orë nga vendimi i Ulsi Manjës, Sokol Mjacaj mori armën pa leje që mbante në qelinë e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin dhe qëlloi për vdekje të dënuarin Arben Lleshi. I plagosur mbeti dhe i dënuari Indrit Shaqja.

Vrasja dyshohet se ka qenë e porositur nga jashtë burgut dhe u krye para se Sokol Mjacaj të futej në regjim të posaçëm.

Do të jetë gjyqtari Erion Bani ai që do të shqyrtojë këtë kërkesë të të riut nga Dukagjini, i dënuar me burgim të përjetshëm, nëse kërkesa e tij për të mos qëndruar në "41 biss" do të pranohet apo jo.

Më poshtë dinamika e vrasjes në burgun e Peqinit sipas Prokurorisë së Elbasanit

Në datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 në ambientet e regjimit të brendshëm të IEVP Peqin, shtetasi (i dënuar me burgim përjetshëm, i caktuar me vendim gjykate siguri e lartë) Sokol Mjaca me armë zjarri pistoletë ka gjuajtur në drejtim të shtetasit (të dënuar) Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, duke lënë të vdekur në vend viktimën Arben Lleshi dhe plagosur viktimën Indrit Shaqja.

Më pas ky shtetas ka kanosur me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit si dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambientet e takimeve me familjarët në këtë burg.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara. Prej ditës së djeshme, është artikuluar në media se i riu nga Dukagjini mund të jetë paguar nga persona të tjerë për të ekzekutuar brenda në burg Arben Lleshin.

Kjo përforcohet dhe nga fakti se dje para ngjarjes, ministri Manja ka deklaruar se kishte firmosur urdhrin për transferimin e autorit në regjimin special “41 BIS”.

Pavarësisht se u tha se pistoleta që Sokol Mjacaj kishte në qeli mund të ishte futur atje me dron, dyshohet se arma ka kaluar dorazi dhe e plotë. Pra, arma ka kaluar rregullisht sikur të ishte mjet i lejuar në një burg të sigurisë së lartë dhe e pa copëzuar.

Ngjarja e rëndë ka nxjerr në pah dhe një problematikë tjetër në këtë burg. Një pjesë e kamerave të sigurisë dhe e skanerit nuk punonin prej kohësh. Kjo ka krijuar hapësira, ndoshta, dhe për të dënuarit e tjerë për të futur sende të palejuara në qelitë e tyre.

Sokol Mjacaj ka deklaruar në dëshminë e tij para kryeprokurorit të Elbasanit se vrasjen e Lleshit e kishte kryer pasi ai nuk e kishte pranuar në sektor.

“Jemi konfliktuar aty për aty me Arben Lleshin. Nuk më pranoi në sektor. Armën e kam futur para 20 ditësh apo një muaj”, është shprehur autori i të shtënave në Burgun e Peqinit. Megjithatë, ky mbetet vetëm një pretendim i Sokol Mjacaj, pasi grupi hetimor ka dyshime mbi vërtetësinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese