Hapësire reklamuese

Showbiz

Sokol Balla i zuri vendin, Rudina Xhunga tregon se ç’do të ndodhë me emisionin e saj

Shkruar nga Newsbomb

Moderatorja Rudina Xhunga ishte e ftuar pasditen e sotme bashkë me vajzën e saj në emisionin 'Rudina'.

Si rrallë herë ajo ka folur për marrëdhënien me Alanën, ku ka treguar shumë të fshehta.

Mirëpo, nuk kishte se si moderatorja të shpëtonte nga pyetjet për emisionin e saj 'Dritare', i cili me ardhjen e Sokol Ballës në News 24 u përfol se do të mbyllej.

Pyetjes se ç’po ndodh me programin e saj, Xhunga iu përgjigj se nuk ka nisur akoma, por do të fillojë së shpejti.

'Nuk ka nisur ende, them se do fillojë së shpejti', tha moderatorja .

Magjistari e ka pyetur nëse do të jetë në po në të njëjtin ekran, dhe Rudina konfirmoi: 'Nuk do të doja ta ndryshoja. Jam më shumë me parimin përmirëso veten aty ku je, sepse mendoj se njerëzit sot më shumë po identifikojnë personazhet sesa ekranet…'

71472455_10156264413792680_4257348579397468160_n.jpg71091988_10156264414112680_7824858607136014336_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu