Hapësire reklamuese

Showbiz

Sokol Balla 'hakmerret' ndaj Vjollca Hoxhës, i merr pesë gazetarë Top Channel-it

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë ditës së sotme u përfol se drejtori i lajmeve në Top Channel, Endri Xhafo, është larguar apo pritet të largohet nga ky televizion.

Vetë Xhafo reagoi duke mohuar se do të largohet nga posti i drejtorit apo edhe si gazetar.

Por sipas  portalit Politiko,al, në Top Channel pritet të ndodhin lëvizje të shumta.

Bëhet fjalë për pesë gazetarë të lajmeve, emrat e të cilëve nuk dihen, e për të cilët flitet se do të braktisin “Topin” për t’iu bashkuar Sokol Ballës te Vizion Plus.

Këto lëvizje janë cilësuar si “hakmarrje” e Ballës ndaj pronares së Top Channel Vjollca Hoxha. Mbetet për t’u parë nëse do të lëvizin dhe për cilët bëhet fjalë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu