Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sokol Balla: Edi Rama në garën ndërkombëtare të lypsave është kandidati i vetëm për vendin e parë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_392534" align="alignnone" width=""]Edi Rama dhe Sokol Balla[/caption]

Gazetari, Sokol Balla e ka nisur me një editorial të shkurtër emisionin e tij në Real Story.  

Në hyrje, kryefjalë ishte nisja e vaksinimit të Covid-19.

Balla e konsideroi kryeministrin, Edi Ramën si 'lypsarin' që është kandidat për të fituar vendin e parë në garën ndërkombëtare.

"Viti ka filluar me një lajm të mirë. Kanë ardhur vaksinat e para anti-Covid. Ashtu siç e kisha paralajmëruar unë në dhjetor dhe siç e vërtetoi kryeministri sot, Edi Rama në garën ndërkombëtare të lypsave është kandidati i vetëm për vendin e parë. Ai ia arriti që të sjellë vaksinën në Shqipëri, duke pranuar atë që ia kemi thënë të gjithë se programi Covax është i vonuar edhe për vendet e treta. Ky ishte lajmi i mirë," tha fillimisht Balla.

Ndërkohë, Balla komentoi edhe deklaratën e Ramës se radhën do e ketë ish kryeministri Berisha.

"Lajmi i keq është se kryeministri na tha sot se ne do të vaksinohemi pas ish kryeministrit, Sali Berisha. Mosha e tejthyer e Berishës do ta ndihmojë edhe kësaj radhe që të marrë, sërish me taksat tona," përfundoi gazetari.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu