Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Sofra Tironse' te Amfiteatri, reagon kreu i Shoqatës Tirana: Nëpër kodra si çetat e komiteteve

Shkruar nga Newsbomb

Këtë të mërkurë në Amfiteatrin e Liqenit Artificial u shtrua “Sofra Tironse”.

Ky aktivitet bëri bashkë këngët më të njohura të Shqipërisë së Mesme dhe zërat më të mirë të këtij repertori muzikor.

Në lidhje me këtë aktivitet ka reaguar dhe kreu i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj.

Sipas Tafajt, Amfiteatri në Liqenin Artifical nuk ishte vendi i duhur për të realizuar “Sofrën Tironse”.

“Më lejoni t’ju kujtoj se “Sofra Tironse” nuk shtrohet nëpër kodra si “Çetat e komitëve”, por në Odën e Miqve, që është oda më e mirë e shtëpive Tironse”, thekson kryetari i i shoqatës Tirana.

Sakaq, Tafaj theksoi se një aktivitet i realizuar në këtë mënyrë, nuk mund të tregojë bujarinë që ofron sofra.

"Të ngushtosh rrugët e Tironës është nji gjo, të ngrejsh kulla të larta në qytet është nji gjë tjetër, por ti therrasësh Tironsit në qiell të hapur, dhe ti ulesh në stola betoni, kurrsesi nuk është bujarija, që mund të të ofrojë Sofra e vërtetë Tironse” shton më tej Tafaj.

Reagimi i plotë:

Sa mirë që tani të gjithë flasin në emër të Tironës e të Tironsve! Por më lejoni t’ju kujtoj se “Sofra Tironse” nuk shtrohet nëpër kodra si “Çetat e komitëve”, por në Odën e Miqve, që është oda më e mirë e shtëpive Tironse.

Çunat e vërtetë të Tironës e dinë mirë kët gjo! Çunat e vërtetë të Tironës nuk e ngatërrojnë “sofrën” me “tepsinë” !

Te ngushtojsh rruget e Tirones eshte nji gjo, te ngrejsh kulla te larta ne qytet eshte nji gje tjeter, por ti therrasesh Tironsit ne qiell te hapur, dhe ti ulesh ne stola betoni, kurrsesi nuk eshte bujarija, qe mund te te ofroje Sofra e vertete Tironse.

Sofra Tironse ka pritur dhe ka vleresuar ne keto 20 vite tradite; politikane, shkencetare, njerez te biznesit, qytetare te nderuar, duke e kthyer kete megaspektakel, ne nje institucion te mirfillte promovimi, te vlerave te verteta qytetare.

Kete tradite te vyer te autoktonasve Tironas, te cilen vete te ardhurit e vleresojne, nuk mund ta tjetersojne , e aq me pak ta pervetesoje askush , sado pushtet politik te kete.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu