Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Sociologu: Abuzimi seksual tek femrat dhe inçesti, në nivele kritike

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

93d9b7d1331f065a09fe4e83cdd0410c

Abuzimet seksuale me të mitur, kryesisht me femrat ka arritur në nivele tepër kritike.

Sociologu Gëzim Tushi, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News ngre shqetësimin se në mënyrë të turpshme kemi nivele shumë të larta të inçestit në shoqërinë shqiptare. Sipas tij këto fenomene, në shumicën e rasteve janë brenda familjes.

“Rasti i Kavajës është shembull tipik që tregon se në shoqërinë shqiptare e keqja e abuzimit me seksualitetin femëror ka arritur në nivele shumë kritike. Ne nuk duhet të bëjmë moralin e strucit, ti mbulojmë të vërtetat banale që kemi.

Ne kemi ambiente të shumta ku abuzim seksual me fëmijët ka filluar të jetë evident dhe ka filluar të hapet koraca. Dmth ka filluar të ikë ai koncepti i dikurshëm që e mbulonte këtë gjë për hatër të koncepteve morale të shoqërisë. Duhet të pranojmë që në mënyrë të turpshme kemi nivele shumë të larta të inçestit në shoqërinë shqiptare. Fëmijët minorë nën moshën 12 vjeç apo deri në moshën 18 vjeç, se këto janë kufijtë e deklarimit të abuzimeve seksuale, një pjesë të madhe të tyre e kanë brenda familjes. Ju garantoj se është raporti i pedofilëve që janë jashtë familjes me ata që kryejnë inçeste brenda saj, kam përshtypjen se do të jetë aty aty”, shprehet Tushi.

Duke u ndalur te rasti i përdhunimit të 14-vjeçares në Kavajë nga 8 adoleshentë, sociologu Tushi tha se kjo është një ngjarje e përbindshme dhe se drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

Ai kishte një apel për të gjithë prindërit, mësuesit dhe psikologët e shkollave.

“Unë do tu thoja prindërve, mësuesve, njerëzve të tjerë, psikologëve të shkollave, që të marrin masa për ta parandaluar një ngjarje të tillë. Pasi ka ndodhur nuk kanë me vlerë veprimet që mund të bëjnë. Është si mund të edukojmë adoleshentin që të mbrojë identitetin e vet seksual nga rreziqet që i kanosen”, përfundoi sociologu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img