Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
2.6kmh
75 %
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Socialisti me teser partie i del para Bashës dhe pret me gërshërë kartën e PS: Duam ndryshimin (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar sot qytetin e Kamzës ku është takuar aty dhe me qytetarë të ndryshëm.

Një prej tyre i tha se është votues tradicional i majtë, por këtë herë do të votojë për PD, për ndryshimin pasi sipas tij Rama në 8 vite nuk mbajti asnjë premtim.

Më pas një tjetër votues i PS me teser partie, Nazmi Xhepa i doli para Bashës dhe në sy të tij e preu me gërshërë kartën duke i premtuar Bashës se do të votojë për të dhe për ndryshimin. kreu demokrat i falenderoi dhe iu premtoi se pas 25 prillit gjithçka do të ndryshojë.

Basha mandej në një farë mënyrë “ia la fajin” qytetarëve nëse ndryshimi nuk vjen pas 25 prilit, pasi sipas tij është në dorën e qytetarëve që të votojnë dhe të sjellin ndryshimin e madh.

“Ju e keni përgjegjësinë tani, ju e keni në dorë ndryshimin. unë çfarë kam thënë do i përmbush, ama ju e keni në dorë të sillni ndryshimin e madh dhe të largoni të keqen që ka kapluar këtë vend. Ka 8 vite e keqja në derën tonë, mos e lejoni dhe 4 vite të tjera”, tha Basha sot në Kamëz.  

Më shumë




spot_img








spot_img