Hapësire reklamuese

Politikë

Socialistët zhvillojnë sot mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS

Shkruar nga Newsbomb
Socialistët zhvillojnë sot mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS

Një ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Bledi Çuçi ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Grupi Parlamentar i PS do të ketë në fokus të mbledhjes temën që do të diskutohet në seancën e së enjtes në Kuvend. Në seancën e së enjtes do të kalohet për miratim amnistia penale.

Gjithashtu sot do të mblidhet edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Gazment Bardhi dhe deputetët e grupimit që mbështesin Rithemelimin, do të rikthehen pas një kohë të gjatë në selinë blu.

Lexo edhe: Sot mbledhja në selinë e PD, deputetët e Bardhit dhe Berishës bëhen bashkë

Ata do të zhvillojnë në selinë qëndrore të partisë mbledhjen e grupit parlamentar ditën e sotme në orën 15:00 dhe kjo konfirmohet përmes mesazhit që Bardhi u ka dërguar kolegëve demokratë.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!“, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje do të bashkohen grupet e deputetëve të demokratëve të Gazmend Bardhit dhe atyre të Sali Berishës, duke u konsideruar kështu si hapi i radhës drejt bashkimit.

Bardhi dhe deputetët e grupimit të tij nuk kanë qenë në selinë e PD-së që në kohën kur ajo zotërohej nga Lulzim Basha. Më pas, selia u mor nga grupimi i Sali Berishës. Edhe pse prej disa muajsh, pjesa më e madhe e deputetëve të PD-së janë bashkuar, sërish ata i kanë bërë mbëledhjet në Kryesinë e Kuvendit.

Mbledhja e sotme në selinë blu është një sinjal edhe mes bashkimit të dy grupimeve të PD. Mbledhja në selinë blu vjen disa ditë pasi Bardhi mori pjesë në protestën poshtë banesës së kreut të partisë Sali Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese