Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Socialistët vlonjatë i besojnë Ermal Dredhës, PS zgjedh një diplomat në garën për Bashkinë

Lajme të ngjashëm

Diplomati shqiptar Ermal Dredha do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës. Ai ka kryesuar në votimin që është zhvilluar paraditen e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste, përballë kandidatit tjetër Fate Velaj.

Siç ka raportuar më herët newsbomb.al, Ermal Dredha është një diplomat karriere i Shqipërisë dhe ka shprehur dëshirën për të drejtuar Vlorën, qytet i drejtuar më herët nga babai i tij. Ai është djali i Neki Dredhës, ish-kryebashkiak i Vlorës në vitin 2000.

Pas vitesh në diplomaci, Ermal Dredha do të rikthehet në vendlindje, për të garuar nën siglën e Partisë Socialiste dhe për të vazhduar transformimin e qytetit bregdetar.

Për dy mandate radhë Vlora është drejtuar nga mjeku Dritan Leli, i cili ka vendosur të mos rikandidojë duke qenë se nuk ka prej kohësh mbështetjen e Ramës dhe të strukturave të partisë.

Kjo do të jetë dhe sfida e Ermal Dredhës për të bindur socialistët vlonjatë, të cilët janë lënë në harresë prej zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kur nisi krisja e Edi Ramës me Dritan lelin. Përplasjet e strukturave me Lelin kanë qenë të vazhdueshme, por kryebashkiaku nuk pranoi të largohej nga posti.

FotoArkive: Edi Rama dhe Dritan Leli

Lexo edhe: Partia Socialiste nën “ethet” e fushatës, Edi Rama mbledh sot Kryesinë, në tre qarqe u besohet të njëjtëve emra

Lexo edhe: Edi Rama kafe në Vlorë me Sinan Idrizin dhe deputetin e PS 

Lexo edhe: Ndizet Vlora/ Edi Rama kritika në Asamble për fushatën, socialistët votojnë për dy kandidatët (EMRAT)

Më shumë