Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
1.5kmh
90 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Socialistët rrëmbejnë Presidentin e Parlamentit Evropian, kush është ish-gazetari italian që ngrihet në postin e rëndësishëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

17c145654fa54d5c47df501941fb55e5

Një parlamentar i qendrës së majtë është zgjedhur Presidenti i Ri i Parlamentit Evropian, duke kompletuar kështu të katër pozicionet kyç të zgjedhjeve të BE ku asnjë prej kandidatëve nuk erdhi nga vendet e evrpës lindore.

David-Maria Sassoli, një anëtar i Partisë Demokratike në Itali do të shërbejë në postin e presidentit për 2.5 vitet e ardhshme pas zgjedhjeve në Strasburg ditën e sotme.

Emërimi i zotit Sassoli është i pari i përfunduar pasi liderët evropianë mbrëmjen e kaluar përfunduan maratonën për emërimet e reja në Komisionin Evropian, Këshillin dhe Bankën Qendrore Evrpopiane.

Socialistët do të mbajnë parlamentin për vitet e ardhshme ndërkohë që më parë ky vend drejtohej nga Partitë Popullore Evropiane.

Sassoli mundi rivalin Sergei Stanishev, ish kryeministrin bullgar. Parlamentari italian, një ish gazetar, u votua pas dy raundesh sepse në raundin e parë nuk u arritën votat e duhuara. Kandidati çek që i përket klasës së euroskeptikëve, erdhi në vend të dytë me 162 vota.

Parlamenit evropian ka një rol kyç në emërimin e shefit të komisionit. Ursula von der Leyen, ministrja gjermane e mbrojtjes është e propozuara e Brukselit dhe do të duhet të marrë mazhorancën e votave nga parlamentarët. Gjermania është në Strasburg për takime me grupet e partisë së vet gjatë ditës së sotme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img