Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
74 %
1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

“Socialistët po votojnë me emrin në listë”, Berisha i përgjigjet Shemsi Prençit: Nuk e vë dorën në zjarr, kandidatët mund të kenë shoqe dhe miq

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i Primareve të Partisë Demokratike në Kamëz, Shemsi Prençi, ditën e sotme deklaroi se nuk do të njohë garën e primareve në këtë Bashki, për shkak të parregullsive me listat e votuesve.

Ai tha se në votime po marin pjesë edhe socialitë të cilët e kanë regjistruar emrin në listën e miratuar nga kryesia e PD.

Lidhur me këtë deklaratë të Prençit, mbrëmjen e sotme ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, Berisha tha se “nuk e vë dorën në zjarr” dhe se mund të ketë patur socialistë të cilët kanë votuar ditën e sotme, mirëpo kjo nuk ndikon në procesin e votimit.

“Po së pari, njëherë në mënyrë absolute nuk ka patur asnjë kandidat të mbështetur nga Sali Berisha dhe as nga kryesia e PD, se çfarë kanë kuptuar me paracaktim ata rivalë unë nuk e di se cila është. Natyrisht, ky komison që shikoni këtu ka bërë një punë të jashtëzakonshme me verifikimet e ankesave të bëra për listat, mund të më thoni ju mua se a ka patur edhe zgjedhës socialsitë në ato lista, unë dorën nuk e ve në zjarr se nuk ka patur.

Të marrin dy aspekte, së pari ne jemi kjo shoqëri që jemi dhe kandidati mund të ketë shoqe dhe miq socialsitë, i fton pro të jem i sinqertë edhe e votojnë. Votojnë në PD por edhe mund t votojnë në zgjdhje të përgjithsme, unë të paktën di raste. Por, a kanë qenë një problem këto raste? Jo nuk kanë qenë, mund të ketë ndodhur, por ja ku është në Kamëz sa mund të kenë votuar, mund tja japim listën atyre. Askund nuk përjashtohet mundësia që edhe ndonjë socialist, jo rilindas, se rilindas është një sekt supermafioz, por edhe mund të ketë votuar, por nuk ka ndonjë ndikim në procesin e votimit”, tha Rama.

LEXO EDHE: Shemsi Prençi NUK NJEH garën e primareve në KAMËZ, denoncon parregullsitë: SOCIALISTËT po votojnë me emrin në listë, demokratëve iu shkruhet me dorë

Më shumë


spot_img









spot_img