Përfaqësues të Partisë Socialiste padisin në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve), i cili dje rrëzoi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, për ndalimin e kandidimit të 61 kandidatëve të PD.
Celibashi pas ankesave të socialistëve, i ndaloi Partisë Demokratike kandidimin e 61 emrave në listën e kandidatëve për deputetë, sepse Kodi Zgjedhor nuk e lejonte. Lista totale e PD ka 222 emra.
Mirëpo, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranoi dje ankimimin e demokratëve dhe rrëzoi Celibashin, duke lënë në fuqi listën me 222 emra të PD për zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim nuk u pranua nga përfaqësuesit e PS, të cilët më parë lajmëruan se do të ankimonin.
Partia Socialiste ankimon sot në Kolegjin Zgjedhor, që është dhe organi më i lartë vendimmarrës për këto raste, vendimin e KAS dhe kërkon që kandidatët “e tepërt” në listat e PD të largohen.
Socialistët padisin në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS, rrëzoi Celibashin dhe lejoi 61 kandidatë më tepër në listat e PD-së, për 25 prillin
