Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
53 %
2.6kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Socialistët nxjerrin “jashtë loje” Adnor Shametin, e zëvendësojnë me “të penduarin” Nasip Naço (Surprizat në Listën e PS-së)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

de236ba3f1c1cd506570c13dc43508cc

Deputeti socialist Adnor Shameti nuk do të jetë më në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Beratit. Mësohet se në vend të tij do të jetë në listën e sigurt Nasip Naço.

Dje, është bërë publike dhe një SMS e Adnor Shametit, i cili shpërthente keq në një grup të socialistëve në WhatsApp për zëvendësimin e tij nga “i penduari” Nasip Naço. Ky i fundit pak muaj më parë deklaroi kalimin nga LSI-ja drejt PS-së.

Nuk dihet nëse Shameti do ta ketë emrin në një nga listat e qarqeve të tjera, apo me zëvendësimin nga Naço socialistët i kanë bërë “dalje”.

Një tjetër surprizë në listat e socialistëve, që pritet të dorëzohen sot në KQZ pasi është afati i fundit, është dhe kandidimi i kryebashkiakut Dibrës Dionis Imeraj. Ky i fundit mësohet se ka dhënë dorëheqjen dhe do të garojë për një vend të sigurt në listat e PS, për deputet.

Dy ditë më parë, newsbomb.al mësoi se dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli do të kandidojë në 25 prill për deputet, nën siglën e PS, ndërsa pritet të japë dhe dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë. Qyteti bregdetar do të drejtohet për pjesë e mbetur nga kryetari i komanduar Afrim  Qendro.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img