Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Socialistët në zi, mesazhe ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Edlira Haxhiymerit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja e Partisë Socialiste Edlira Haxhiymerit, është ndarë sot nga jeta. Lajmi i trishtë i konfirmuar dhe nga familjarët, ka shokuar miqtë dhe kolegët e Haxhiymerit.

Disa nga kolegët e saj në PS kanë shkaur mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale. Presidenti Meta e vlerësonte Edlira Haxhiymerin si politikane por dhe si pedagoge që më shumë se tre dekada ua dedikoi studentëve.

Pedagogia dhe studiuesja e përkushtuar e Shkencave Sociale vuante nga një sëmundje e rëndë prej 5 vitesh, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot dhe mëngjesin e këtij 14 maji ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Damian Gjiknuri

Lajm i trishtë ndarja nga jeta e Edlira Haxhiymerit e cila humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundonte prej 5 vitesh. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve! U prehtë në paqe

Ilir Meta

Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses, ish-Zv.ministre dhe zyrtare e lartë e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.

Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare. Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë!

Taulant Balla

U prehsh në paqe zyshë Edlira! Kam patur nderin të punojmë së bashku dhe do të kujtoj gjithmonë korrektesën tënde.

Vangjel Tavo

Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Edlira Haxhiymeri, intelektuales, pedagoges dhe ish deputete në Kuvendin e Shqipërisë, njeri me intergritet të lartë njerëzor. I shpreh ngushëllimet e mia familjes, miqve dhe të afërmve! U prehtë në paqe!

Majlinda Bregu

Pushofsh në paqe Eda. Me dhimbje e respekt për forcën tënde më të madhe se butësia

Lindita Nikolla

Me dëshpërim të thellë mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Edlira Haxhiymerit.

Edlirën do ta kujtojmë si pedagoge të shquar, me kontribute të spikatura për më shumë se tre dekada në Universitetin e Tiranës dhe arsimin shqiptar, në jetën politike e publike, si një aktiviste e palodhur e shoqërisë civile, nënë e bashkëshorte,  qytetare e angazhuar për progresin e shoqërisë dhe të grave e vajzave të Shqipërisë! U prehsh në paqe, Edlirë e dashur!

**Departamenti i Punes Sociale dhe i Politikes Sociale

Prof. Edlira Haxhiymeri, nje nga themelueset e Fakultetit te  Shkencave Sociale dhe Departamentit të Punës dhe Politikave Sociale, nga sot nuk do të mund të jetë fizikisht pranë nesh.

I shprehim ngushellimet tona te sinqerta Endritit, Prof.Eqeremit, vellait dhe familjes se gjere. Koleget, bashkepunetoret dhe studentet do ta kujtojne gjithmone Prof. Eden per seriozitetin, pergjegjshmerine dhe integritetin qe e karakterizoi gjithe jeten. Homazhet e fundit do t’i jepen diten e diele, nga ora 09.30-11.00 ne Fakultetin e Shkencave Sociale

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img