Hapësire reklamuese

Politikë

'Socialistët na janë bashkuar', Basha-mallakastriotëve: Mblidhuni më 11 maj në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PD-së Lulzim Basha mbajti një takim mbrëmjen e sotme me qytetarët e Mallakastrës.

Basha deklaroi se shqiptarët sot janë më të bashkuar se kurrë më parë, ndërsa pretendon se socialistët i janë bashkuar tashmë opozitës.

Kreu i PD-së i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë më 11 maj në tiranë, për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

'Sot jemi mbledhur në muzgun e tiranisë së krimit dhe në prag të rrëzimit të klikës së korrupsionit. Vonesën time ia dedikoj një lajmi të mirë që besoj e morët vesh nga mediat. Mikpritja madhështore e Mallakastrës. Për një pjesë të vonesës duhet të falenderojmë e them me ironi ia dedikojmë rrugës së mirëmbajtur nga qeveria.

Vëllezër dhe motra përballë njëra-tjetrës nuk ndodhet më Shqipëria blu dhe e kuqe, por Shqipëria kuq e zi është bashkuar, socialistët e brasktisur i janë bashkuar Partisë Demokratike se kanë të njëjtat halle me ne. Ne do ti japim fund zgjedhjeve me krimin që pjellin qeverinë me krimin, ne do ta lidhm fatin e çdo qeveritari vetëm me qytetarët. Parlamenti i ardhshëm do ta ketë të lidhur fatin vetëm me qytetarët. Një njeri i vetëm dhe 10 miqtë e tij kriminelë nuk mund të na mbajnë peng.

Shqipëria e frikës apo e Shqipëria e shpresës, Shqipëria e korrupsionit dhe e krimit apo Shqipëria e vërtetë, kjo është beteja që nuk i ndan, por i bashkon shqiptarët. Na bashkon në 11 shkurt. Mblidhuni më 11 maj të rrëzojmë qeverinë ilegjitime', tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.