Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Socialistët mbledhin sot Kongresin e Jashtëzakonshëm, 30 vjetori i PS dhe mandati i tretë i Edi Ramës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 30 vjetorin e themelimit të saj. Sot, do të mbahet dhe Kongresi i Jashtëzakonshëm i kësaj force politike, i cili vjen menjëherë pas mandatit të tretë që fitoi Partia e drejtuar nga Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, ka treguar dje detaje nga organizimi.

Ai tha se më fillim do të ketë një fjalim falenderues për të gjithë ata që kanë kontribuar në PS, teksa tha se kryeministri Edi Rama do të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Sipas Ballës, PS po përgatitet për të fituar mandatin e katërt.

“Nesër PS feston 30-vjetorin e saj dhe urimet nuk bëhen dot sot, por natyrshëm që ky është një moment historik në rrugëtimin e PS, e cila gjatë gjithë këtyre 30 viteve ka një kontribut të veçantë në jetën politike të vendit. Është e vetmja forcë politike që gjatë këtij rrugëtimi nuk i ka bërë asnjëherë dëm interesave të vendit, por ka kontribuar në forcimin e demokracisë, të shtetit ligjor dhe çuarjen përpara të reformave, që na kanë afruar sot më shumë se kurrë me ëndrrën e anëtarësimit në BE. Kështu do të jetë pjesa e parë e Kongresit ditën e nesërme, do t’i dedikohet rrugëtimit të këtij 30-vjecari”, tha Balla dje.

Kongresi do të mbahet në orën 17:30 dhe socialistët kanë zgjedhur stadiumin “Air Albania”. Kjo do të jetë hera e parë që në arenën e futbollit do të mbahet një organizim i tillë. Shpërndarja e ftesave për delegatët e Kongresit ka nisur prej ditësh.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img