Hapësire reklamuese


Politikë

Socialistët mbledhin Grupin Parlamentar, të enjten votohet marrëveshja me Italinë

Shkruar nga Newsbomb
Socialistët mbledhin Grupin Parlamentar, të enjten votohet

Partia Socialiste e Shqipërisë ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar, për të vendosur për agjendën dhe qëndrimet që do të mbahen në seancën plenare të së enjtes në Kuvend. Seanca e javës së kaluar përfundoi me kaos dhe zgjati vetëm pak minuta.

Prioritet i socialistëve është votimi i marrëveshjes me Italin, për ngritjen e dy kampeve të refugjatëve në zonën e Shëngjinit, në Lezhë, shkruan newsbomb.al.

Ndërkohë, në rend të ditës do të jetë dhe një nismë e rëndësishme e socialistëve e cila është kritikuar nga opozita. Ajo parashikon që deputetët të cilët kryejnë veprime që shkelin Rregulloren e Kuvendit, të dënohen me 60 ditë përjashtim, nga 10 ditë që është aktualisht.

Edhe marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për kampet e refugjatëve në Shëngjin është kritikuar nga partitë politike dhe shoqëria civile. Kjo marrëveshje ka shumë dritë-hije dhe nuk është sqaruar as publikisht nga qeveria.

Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha dhe grupi i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese dy padi pikërisht për marrëveshjen që Rama dhe Meloni firmosën në vendin fqinj, shkruan newsbomb.al.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, Edi Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë që të jenë të pranishëm në seancën e së enjtes, datë 14 Dhjetor.

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste nuk ka kursyer kritikat për të vetët, duke u kërkuar që të angazhohen më shumë në seanca dhe diskutimet në komisionet parlamentare, pasi në mbledhjet e fundit një pjesë e karrigeve nga ana e mazhorancës kanë qenë bosh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese