Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Socialistët “ia faturojnë” Ilir Metës vrasjen e Pjerin Xhuvanit, DETAJI në mocionin e shkarkimit: Nxiti konflikt, militantë të organizuar dolën në rrugë dhe vranë një person

spot_img

Lajme të ngjashëm

50 deputetë socialistë kanë firmosur sot kërkesën apo mocionin për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Sipas tyre, Ilir Meta me veprimet e tij ka nxitur konflikt politik, si dhe ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Në dokumentin e firmosur nga deputetët socialistë, bie në sy dhe një detaj për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani nga e ashtuquajtura “struktura për mbrojtjen e votës” e Partisë Demokratike, e përbërë nga ish-ushtarakë dhe ish-oficerë të armatosur.

Sipas dokumentit, duket se vrasja e Xhuvanit dhe plagosja e personave të tjerë, mes tyre një efektive e repartit Shqiponja, “i faturohet” Ilir Metës, shkruan newsbomb.al. Ndër rreshta, në arsyetimin e mocionit shkruhet:

“Në abuzim dhe tejkalim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore si dhe në kushtet e shkeljes së rëndë dhe flagrantë të Kushtetutës, Z.Ilir Meta para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore të 2021, me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi ka nxitur atë në terma të tilla të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të partive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët, duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes si dhe lirinë personale, deri në kryerjen e konflikteve me armë dhe humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve, përfshirë dhe vënien në rrezik të jetës së efektivëve të Policisë së Shtetit.”

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img